Arbëri

Qytetarët e Kosovës më shumë u besojnë institucioneve të sigurisë se atyre të drejtësisë

 

Prishtinë, 23 nëntor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar sot raportin “Barometri Kosovar i Sigurisë: Edicioni i tetë”

Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është një program i veçantë, përmes të cilit Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mat perceptimet publike. Ky edicion ka matur besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve kryesore të sigurisë dhe drejtësisë në vend.