Arbëri

Taksa ndaj Serbisë - luftë për merita në koalicionin qeverisës

 

Ka nisur gara për marrjen e meritave brenda koalicionit qeverisës se kush e mori vendimin për taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, që hyjnë në Kosovë.

Taksën prej 10 për qind në kabinetin Qeverisës e ka propozuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Ishte miratuar me unanimitet të votave të ministrave shqiptarë, në mbledhjen që Qeveria e Kosovës e kishte mbajtur më 6 nëntor, transmeton Koha.net.