Arbëri

Policia mohon se i ka hequr targat ndonjë automjeti nga Serbia në Kosovë

Policia mohon se i ka hequr targat ndonjë automjeti nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës mohon se janë hequr targa serbe ndonjë automjeti që ka qarkulluar nëpër Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxhaj, ka thënë se “informacionet e publikuara lidhur me heqjen e targave serbe në rajone të ndryshme të RKS-së janë spekulime”.