Arbëri

Vuçiqi arsyeton fyerjen që Daçiqi ia bëri kancelarit të Austrisë

Foto: Koha

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Austria dhe kancelari i saj Sebastian Kurz janë miq të sinqertë të Serbisë, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka thënë kështu pasi që ministri serb i Punëve të Jashtme - Ivica Daçiq, në një konferencë për media, bëri shumë vërejtje ndaj Austrisë e njëkohësisht e kishte fyer kancelarin e saj Sebastian Kurz për përkrahjen që ky vend i kishte dhënë Kosovës për t’u pranuar në Interpol.

Lexoni edhe: 

Daçiqi tallet me Kosovën dhe fyen Kancelarin austriak, Sebastian Kurz

“Besojmë se Austria është mik i sinqertë. E kuptoj edhe atë që e ka thënë Daçiqi ... Mendoj se edhe Sebastian Kurz është mik i sinqertë i vendit tonë. Por Daçiqi ka qenë i rreptë ndaj Kurzit edhe herën e fundi kur ai ka qenë këtu”, ka thënë Vuçiq.