Rreth 130 kamera të sigurisë të vendosura në qytetin e Ferizajt gjatë dy vjetëve të fundit kanë ndikuar në uljen e rasteve të veprave penale si, vjedhje, rrahje, dëmtim të pasurisë publike etj.
Megjithatë, Policia e Kosovës në Ferizaj nuk ka dhënë detaje për raste të tilla, mirëpo ata kanë njoftuar se monitorimi i kamerave po ndikon në zbulimin e rasteve kriminale dhe se kryerësit e tyre po dënohen me kohë nga Gjykata, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kamerat e sigurisë janë të vendosura në 43 lokacione të ndryshme, duke përfshirë kryqëzimet e rrugëve kryesore, pastaj në çdo hyrje-dalje të qytetit, në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme, në sheshe, parqe dhe në disa lokacione që nga ana e policisë janë konstatuar si të domosdoshme, përfshirë diskotekat, lokalet e natës etj.
Agim Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj, në përgjigjet e tij rreth kësaj çështjeje ka thënë se kamerat e sigurisë në qytetin e Ferizajt janë të vendosura si donacion i Komunës së Ferizajt dhe njëkohësisht ato janë duke funksionuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Arrestohen 3 persona në Ferizaj, një për vjedhje e dy sepse penguan policët në arrestimin e tij
-
Kamerat e sigurisë në komunat veriore, Policia: Po angazhohemi për sigurinë publike
-
Shabani: Kamerat monitoruese ndikojnë në uljen e kriminalitetit
-
Komuna e Prizrenit inicion tender të ri në vlerë 930 mijë euro për kamerat e sigurisë
-
Parandalimi i aksidenteve, Policia në Ferizaj shqipton mbi 1130 gjoba brenda javës