Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

13 mijë euro zhdëmtim për nxënësen e përvëluar

Komuna e Pejës si palë e paditur dhe përfaqësuesi ligjor i familjes së nxënëses së dëmtuar E.S. kanë arritur pajtim gjyqësor që Komuna të paguaj zhdëmtim në shumë të përgjithshme prej 13 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Marrëveshjen e arritur në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë më 18 prill e kanë konfirmuar për KD-në përfaqësuesi ligjor i Komunës së Pejës, avokati Muharrem Shala dhe avokati i familjes së nxënëses së lënduar, Bajram Mujaj.

“Është arritur pajtim gjyqësor mes Komunës dhe të autorizuarit nga pala paditëse. Shuma e përgjithshme është 13 mijë euro për E.S. për të gjitha aspektet e dëmit jomaterial”, treguan avokatët Shala dhe Mujaj.

Nxënësja e shkollës fillore “Dardania” në Pejë ishte lënduar më 6 nëntor të vitit 2015 në oborr të shkollës nga shpërthimi i kalldasë dhe gypave të ngrohjes qendrore, që gjendeshin në objektin e ngrohjes jashtë shkollës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm