Arbëri

VV-ja kërkon dorëheqjen e Thaçit, Pacollit dhe Haradinajt

VV-ja kërkon dorëheqjen e Thaçit, Pacollit dhe Haradinajt
Foto: VV
 

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, po i kushtojnë shumë Kosovës, duke i lidhur këtë tre liderë me dështimin në anëtarësimin në Interpol.

Në një njoftim për media, Vetëvendosje ka thënë që “Kuvendi i Republikës dhe Qeveria e Kosovës duhet që menjëherë t’ia marrin mandatin e Thaçit në aventurën e tij personale me Serbinë pa autorizim, pa legjitimitet dhe pa kompentencë, po ashtu Republika e Kosovës duhet menjëherë të vendosë reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë”.