Prishtinë, 20 Nëntor - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate për media e akuzoi Serbinë “për qasjen shantazhuese ... karshi zyrtarëve të Interpolit dhe disa delegacioneve të vendeve afrikane” që rezultoi me mospranimin e Kosovës në Interpol.
MPJ shpreh shqetësimin e thellë për mosanëtarësim në Interpol dhe për qasjen shantazhuese të shtetit serb karshi zyrtarëve të Interpolit dhe disa delegacioneve të vendeve Afrikane, si dhe dënon mësymjen e zyrtarëve të delegacionit të Serbisë në tentativën e tyre të korruptimit përmes mitos për disa nga zyrtarët pjesëmarrës të vendeve anëtare në Interpol.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtarësimi në Interpol ka qenë proces i përmbushjes së kritereve teknike dhe profesionale, të cilin struktura drejtuese dhe menaxheriale e Interpolit e ka vlerësuar pozitivisht, por Serbia dhe disa nga shtetet me të cilat ajo qëndron në raport të ngushtë, e politizuan.
Republika e Kosovës falënderon të gjitha shtetet që votuan pro anëtarësimit dhe do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me vendet aleate, SHBA-të dhe BE-në.
nuk do të ndalojë së rrugëtuari në procese ndërkombëtare në të gjitha fushat, përfundon komunikata.