Hoti: Mos-anëtarësimi në Interpol, zhgënjim për Kosovën por edhe dështim për sigurinë në Ballkan Foto: Koha / ilustrim

Hoti: Mos-anëtarësimi në Interpol, zhgënjim për Kosovën por edhe dështim për sigurinë në Ballkan

20 nëntor 2018 11:37

Për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas tij, ky është zhgënjim për Kosovën por edhe dështim për sigurinë në Ballkan.

“Nuk do të ndalemi derisa të jemi pjesë e Interpolit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare. Ky është zhgënjim për Kosovën, por edhe dështim për sigurinë në Ballkan. Faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë e rreshtuar kundër vlerave që ngiten mbi gjeopolitikat evro-atlantike në rajon”, thotë Hoti në një postim në Facebook.

Ai kërkon që të nxirret mësim nga ky refuzim sot. “Duhet të vazhdojmë të jemi unikë në atë që aspirojmë, për t'i bindur të gjithë se jemi konsekuent në ndërtimin e shtetit të Kosovës, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë pa dallime”, theksoi ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Filani21/11/2018 15:35

Si ju si pozita jeni fajtore per gjithe kete qe ndodhe ketu. Po te ishit serioz skishte me qene situata keshtu si eshte. Merr PDKne me haluslca te vwt e mshoji LDKse e halucave te juaj.

Shto koment

Të ngjashme