Arbëri

Haradinaj vendos kurorë lulesh në varrin e Otto von Habsburg në Vjenë

Vjenë, 20 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Vjenë, sot ka vendosur kurora lulesh në varrin e princit Otto von Habsburg.

Ky nderim i kryeministri Haradinaj përkon me ditëlindjes e Otto von Habsburgut.

Kryeministri Haradinaj tha se Otto von Habsburg i kushtoi jetën e tij integrimit evropian duke u bërë një nga evropianët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, që i dha rëndësi projektit të integrimit evropian në një kohë kur kontinenti ishte i mbushur me pasojat e mjerueshme ekonomike dhe politike të Luftës së Dytë Botërore, derisa në historinë e shqiptarëve kishte një rol të veçantë.

“Marrëdhëniet historike mes popullit tonë dhe Habsburgëve kanë rezultuar me një përkrahje të ndërsjellë. Veçmas ngjarja historike në vitin 1914 dhe ajo që pasoi ka rezultuar që për ne të krijohet shumë më shumë hapësirë për t’u ndier më të lirë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Shkëlqesia e tij, Otto von Habsburg, ishte përkrahës i madh i përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi.