Arbëri

Kosova ka shënuar progres në uljen e përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve

Kosova ka shënuar progres në uljen e përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve
Foto: Ilustrim
 

Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se përdorimi i pakontrolluar i antibiotikëve vazhdon të jetë fenomen shqetësues.

Megjithatë, Kosova ka shënuar progres në këtë drejtim, pasi nga vendi i njëmbëdhjetë sa kishte dalë para shtatë vjetësh, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në konsumin e përgjithshëm të antibiotikëve, ka kaluar në vendin e nëntëmbëdhjetë.