Arbëri

Familjarët fajësojnë eskortën e ambasadores turke si shkaktar të aksidentit

Elfete Rashiti, 65 vjeçarja e aksidentuar mbrëmë në Mramor, u varros sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Të pranishëm aty janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri Pal Lekaj e të tjerë.

Në bisedimet e tyre me familjarë të të vdekurve, ata akuzojnë eskortën e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç, si shkaktar të aksidentit.

Lexo edhe: Prokuroria jep dyshimet e para që mund të kenë shkaktuar aksidentin në Mramor

KTV-ja raporton se familjarët hedhin dyshimet se eskorta ishte në shpejtësi prej 180 km në orë.

Pas kësaj, Ramush Haradinaj, thotë se nuk është i informuar se ambasadorja turke do të dërgohet në Turqi për shërim.

Sot gjatë ditës, ministri i MPB-së Ekrem Mustafa, tha për KTV-në se ajo pritet të dërgohet në Turqi me një aeroplan ambulant special.

{gallery}