Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
“Vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bijnë fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
“Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së.