Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti gjatë vikendit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë këtij vikendi.

Paralajmërohet se do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell, transmeton Koha.net.

Vranësirat ditën e diele kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 6m/s.