Arbëri

Limaj i reagon Daçiqit: Gjykata e Hagës ka konfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së

Limaj i reagon Daçiqit: Gjykata e Hagës ka konfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së
Foto: Koha / ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke pohuar se as ai e as askush tjetër nuk mund t’ia përcaktojë Kosovës se kush negocion për dialogun.

Shefi i politikës së jashtme serbe, Ivica Daçiqi sot në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar që zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, të mos e udhëheqë delegacionin e Kosovës për dialog me Serbinë në Bruksel.