Arbëri

Demi: Ajri i ndotur mbyt një qytetar çdo 10 orë në Kosovë, e për ne temë kryesore është Burdushi

Demi: Ajri i ndotur mbyt një qytetar çdo 10 orë në Kosovë, e për ne temë kryesore është Burdushi
Foto: Koha / ilustrim

Agron Demi, analist politikash në institutin GAP, ka nxjerrë disa statistika shqetësuese në lidhje me vdekshmërinë e qytetarëve të Kosovës nga ajri i ndotur.

Duke u bazuar në një raport të Bankës Botërore për vdekjet në Kosovë si pasojë e ajrit të ndotur, Demi thotë se kjo vdekshmëri, zbërthyer në orë, i bie që çdo 10 orë vdes nga një qytetar nga ajri i pashëndetshëm.