Agjencia Evropiane e Mjedisit ka njoftuar se Kosova kishte 3,700 vdekje në vit nga ajri i ndotur, duke u renditur e para në Evropë. Me fjalë të tjera, ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0.2% të popullsisë, transmeton KP.
Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018” ka publikuar të dhënat për vdekjet në vlerë absolute.
Raporti paraqet të dhënat më të fundit zyrtare të cilësisë së ajrit të raportuara nga më shumë se 2 500 stacione monitorimi dhe i referohet vitit 2015.
Në Serbi, ky tregues është 0.18% nga numri i popullsisë, rreth 13 mijë vdekje, dhe në Maqedoni 0.14% të popullsisë ose 3,000 vdekje, duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Evropë.
Pavarësisht shifrave, sipas këtyre matjeve, Maqedonia rezulton të ketë përqendrim më të lartë të grimcave të ndotjes së ajrit se sa të gjithë vendet tjera të rajonit.
-
Kosova, Serbia dhe Maqedonia kryesojnë në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
-
Raporti i BE-së: Rreth 400 mijë vdekje si pasojë e ndotjes së ajrit më 2021
-
Raporti i BE-së: Një në tetë vdekje të europianëve lidhet me ajrin e ndotur
-
Mbi 200 pacientë në vit vdesin nga sëmundjet e mushkërive si pasojë e ajrit të ndotur
-
Kosova e para në Evropë për numrin e vdekjeve nga ajri i ndotur, partitë nuk ofrojnë zgjidhje