Tahiri: Drejtësia komerciale prioritet që po merr formë

Tahiri: Drejtësia komerciale prioritet që po merr formë

14 November 2018 12:35

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka njoftuar drejtoreshën e re të misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Në kuadër të këtij procesi po hartohet një politikë publike që synon konsolidimin e drejtësisë komerciale, sipas njoftimit nga MD.

Tahiri ka theksuar se drejtësia komerciale është një prioritet themelor që tashmë po merr formë konkrete, me ç ‘rast ka vlerësuar mbështetjen e deritanishme që USAID-i i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë dhe ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në kuadër të Rishikimit Funksional dhe Agjendës “Drejtësia 2020”.

Sipas Tahiri, reformat në drejtësinë komerciale janë fundamentale për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të drejtësisë që ndërlidhet me të bërit biznes, si një domosdoshmëri që siguron sektorin e biznesit për qasje të shpejtë dhe efikase në drejtësi, efektet e së cilës padyshim se do të ndikojnë edhe në rritjen e investimeve të huaja.

Gjatë takimit është biseduar edhe për hapat e mëtejmë implementues në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”, si dhe për planet për konsolidimin e sistemit të ndërmjetësimit dhe digjitalizimit të shërbimeve noteriale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme