Pak kohë pasi Banka Botërore njoftoi se nuk do ta mbështesë termocentralin “Kosova e Re”, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përsëritur se nuk e konsideron projektin.
“BERZH-i nuk e konsideron këtë projekt”, ishte përgjigja që ka dhënë BERZH-i së fundmi për t’i dhënë fund pasigurisë nëse kjo bankë mund të bëjë përjashtim për të përkrahur financiarisht një termocentral që shkel politikën financuese të BERZH-it për energjinë.
Përgjigje e ngjashme ishte dhënë edhe në tetor kur KTV-ja kishte raportuar për këtë ngjarje.
Lajmi vjen pasi BERZH-i po përgatitet të aprovojë një strategji të re për energjinë në pesë vjetët e ardhshme, me të cilën synon të largojë tërësisht financimin për qymyrin, por akoma s’është dhënë përgjigje përfundimtare për shmangien e financimit për gaz dhe vajra, transmeton Koha.net.
“Contour Global”, kompania që ka marrë përsipër projektin, ka thënë së fundmi se do të kthehet kah instituti financiar për zhvillim i SHBA-së për të financuar projektin.
Siç shkruan “Bankwatch”, secili financues potencial duhet të konsiderojë se kontrata e blerjes së energjisë elektrike mund të ketë shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Edhe
Qeverisë i ka mbetur vetëm edhe një adresë për financimin e “Kosovës së Re”
“Parregullsi të tjera gjithashtu vazhdojnë të dëmtojnë projektin, të tilla si ndryshimi i kushteve të tenderit gjatë procesit dhe lejimi i vazhdimit të tenderit me vetëm një ofertë edhe pse ligji i Kosovës nuk e lejon atë”, sipas “Bankwatch”.
Termocentrali i ri do të prodhojë 450 MGW energji në orë, të cilën Qeverisë së Kosovës mund t’ia shesë deri në 80 euro për 20 vjetët e parë të punës.
-
Shoqëria civile i rekomandon Qeverisë të paguajë penalltinë dhe të tërhiqet nga “Kosova e Re”
-
ContourGlobal: “Kosova e Re” ndërtohet edhe pa mbështetjen e Bankës Botërore
-
Banka Botërore nuk do të mbështesë termocentralin “Kosova e Re”
-
Banka Botërore mund të mos i japë Kosovës kredi për termocentralin e bazuar në thëngjill