Arbëri

Krasniqi pas takimit Thaçi-Putin për dialogun: A e autorizoi Kuvendi presidentin për këtë çështje?

Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, duke përmendur takimin që pati presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me atë rus Vladimir Putin, që ky i fundit madje tha se nëse Serbia e Kosova arrijnë marrëveshje Rusia e mbështet; Krasniqi i drejton presidentit disa pyetje.

“Kryetari i Kosovës paska thënë: Me presidentin rus Putin, u përqendruam për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Për këtë temë, Putini ishte i qartë. ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë’”, ka shkruar Krasniqi. Por, thotë se nga kjo bisedë mes tyre, dalin disa pyetje, të cilat, i gjeni më poshtë.

Lexo: Thaçi takohet me Putinin, thotë se Rusia do ta mbështesë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Pyetjet e Jakup Krasniqit:

1. Kush duhet ta përgatitë atë marrëveshje?

2. A e ka autorizuar Kuvendi i Kosovës, Kryetarin Thaçi për ketë çështje?

3. A ka një dokument iniciues dhe kush e ka inicuar atë?

4. A mund t'ju besohet kjo çështje kaq e madhe dy kryetarëve të Kosovës e Serbisë?

5. Cilat janë shtyllat kryesore të kësaj Marrëveshjeje?

6. Kjo Marrëveshje a do të jetë definitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

7. Kush e garanton këtë Marrëveshje nga pala ndërkombëtare?