Me uljen e temperaturave, në Prishtinë është rritur shqetësimi nga ajri i ndotur.
Nga matjet që bëhen nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, rezulton se sot niveli i ndotjes së ajrit është 118, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mungesë të alternativave, shpesh si pasojë e kushteve ekonomike, qytetarët e Prishtinës zgjedhin mundësinë më të lirë për ngrohje e që është thëngjilli.
Kjo metodë e ngrohjes, si më e lira e mundshme, sjell më vete edhe të këqija të shumta, jo vetëm për shtëpitë a objektet tjera që e përdorin atë, por edhe për tërë qytetin, raporton Koha.net.
Dëshmi për këtë është edhe cilësia e ajrit që këtyre ditëve është përkeqësuar në masë të madhe.
Siç bëhet e ditur në matjen nga Ambasada, ky nivel i ajrit të ndotur do të vazhdojë edhe nesër.
{gallery}