Arbëri

Aliu bën lidhjen mes Listës Serbe, Haradinajt, Thaçit e Vuçiqit

Descriptive Text

Për deputetin e Vetëvendosjes, Liburn Aliu, Lista Serbe është krijuar nga marrëveshja Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013 kur, siç thotë, iu vunë themelet “Zajednicës”.

“Jemi i vetmi subjekt që asokohe e kundërshtuam këtë me vendosmëri”, kujton Aliu.

Tutje, Aliu thotë se “Listës Serbe i prinë Radojçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira kryeministri Haradinaj dhe Vuçiq me të cilin ka marrëdhënie të mira presidenti Thaçi”.

“Këta bashkë sundojnë dhe e zhvatin Kosovën”, ka thënë ai.


Lexo edhe: Deklarimi i Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, momentum i ri në skenën politike


Kësisoj, ky deputet ka thënë se Vetëvendosje nuk ua kërkon nënshkrimet dhe nuk bën pazar me deputetët e Listës Serbe.

“Ne duam rrëzimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të reja në Kosovë. Nëse kjo qeveri sundon e vjedh bashkë me Listën Serbe, pse nuk bën që asnjë votë e tyre të kontribuojë në rrëzimin e qeverisë?!”, ka thënë Aliu, përcjell Koha.net. “Ne nuk besojmë që Lista Serbe voton për rrëzimin e qeverisë aktuale. Në verën e vitit 2017, vetë Vuçiqi thoshte më mirë Haradinaj se Kurti. Veçse largimi i këtij regjimi që vjedh buxhetin e pasuritë e Kosovës së brendshmi dhe fal shtetësi e territor të republikës sonë së jashtmi, gjithsesi imponohet si prioritet”, ka thënë më tej ai.