Arbëri

Deklarimi i Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, momentum i ri në skenën politike

Deklarimi i Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, momentum i ri në skenën politike
Foto: Ilustrim/Koha

Menjëherë pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, Lista Serbe e cila është në koalicionin qeveritar, ka thënë se do të mbështesë çdo përpjekje për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Qëndrimi i saj u bë publik nëpërmjet një komunikate për media. Ky subjekt politik ka thënë se do të mbështeste çdo propozim për të rrëzuar qeverinë ndërsa paralajmëroi edhe protesta paqësore nëse masat e Prishtinës ndaj mallrave serbe nuk tërhiqen, raporton Koha.net.