Tavolinat dhe shtretërit janë cilësuar si aparatura nga menaxhmenti i Spitalit të Mitrovicës, dhe për “servisimin” e tyre është planifikuar shpenzimi i dhjetëra e mijërave eurove. Ky institucion për të arsyetuar procesin e tenderimit, inventarin e ka futur në kategorinë e pajisjeve, shkruan sot Koha Ditore.
“Mashtrimi” është konstatuar nga një Komision i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), i krijuar enkas për hetimin e këtij procesi të prokurimit. Për rrjedhojë tenderi që peshonte 80 mijë euro është anuluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjetjet në raport tregojnë se nga komplet lista e aparateve të përfshira për servisim, më shumë se 25 për qind prej tyre (shtretër, tavolina....) nuk janë fare pajisje.
“Nga pjesa e mbetur, 40 për qind e tyre ende nuk janë funksionalizuar, janë të reja në paketime, dhe si të tilla nuk kanë arsye për servisim. Komisioni i vlerësimit në bazë të këtyre vërejtjeve ka rekomanduar që operatori ekonomik “KosovaMed Healthcare” sh.p.k, të mos shpërblehet me kontratë, sepse dhënia e kësaj kontrate dëmton rëndë buxhetin pa arsye”, thuhet në raportin, një pjesë e të cilit është cituar në vendimin OSHP-së për anulimin e këtij tenderi. /Drenushë Maxhuni
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)