Arbëri

BE-ja përkrah Termokosin edhe me 20 milionë euro për zgjerim të rrjetit

Foto: Koha / ilustrim
 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot ka paralajmëruar përkrahjen financiare për investime shtesë në Termokos për të pasur ngrohje edhe në disa lagje të tjera në kryeqytet.

Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të lartë të Zyrës së BE në Prishtinë gjatë një diskutimi për Efiçiencën e Energjisë, Kogjenerimin dhe projektin e ngrohjes së qytetit në Prishtinë.