Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të mërkurën se taksa doganore që Kosova u ka vënë mallrave nga Serbia dhe Bosnja, është mesazh i Prishtinës për Bashkimin Evropian që t'iu miratojë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave.
“Nuk kemi çfarë të ndërmarrim. Kjo është mënyra se si funksionon Prishtina”, tha Daçiq për gazetarët në Beograd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, vendimi i Kosovës është në kundërshtim me CEFTA-n - Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore - dhe në kundërshtim me idenë për një hapësirë të përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të proklamuar nga komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, shkruan rel.
Daçiqi tha se Serbia nuk ka asgjë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse, siç u shpreh, bëhet fjalë për “qytetarë të Serbisë”.
Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.