Arbëri

Gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit shprehen përmes ekspozitës së artit

 

Sot është hapur ekspozita e artit “Ngjyrat e shpirtit tonë”, në kuadër të projektit të UN Women, e cila shfaq brendinë e shpirtit të autoreve që veprat e tyre nuk mund t’i nënshkruajnë me emër, nga paragjykimet me të cilat jetojnë të rrethuara me vite me radhë.

Ulrika Richardson, përfaqësuese e UN Women në Kosovë, ka thënë se përmes kësaj ekspozite ngritin zërin e grave te dhunuara gjatë luftës së fundit.