Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 127 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Nga këta pacientë, 88 janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë ndërkaq, 84 me oksigjeno-terapi,
Në QKUK, janë 81 pacientë të shtrirë, 46 prej tyre COVID-19 pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinikave është: Klinika Infektive, 45 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë, 3 fëmijë.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 46 pacientë, 42 prej tyre COVID-19 pozitivë, 28 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas spitaleve është: Spitali i Prizrenit, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 92 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 120 pacientë të konfirmuar me COVID-19
-
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 123 pacientë për COVID-19
-
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 92 pacientë të shtrirë nga COVID-19
-
Në klinikat në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 121 pacientë nga COVID-19