Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

127 mina dhe 683 eksplozivë gjenden në Keqekollë

Policia ka gjetur shumë mina dhe eksplozivë në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Sipas Policisë në vend të ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK-së dhe KFOR-it, të cilët kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes 127 mina- antikëmbësori dhe 683 eksplozivë TNT pa detonator.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente

Artikuj të ngjashëm