Arbëri

Në KS të OKB-së pritet vetëm modifikimi i UNMIK-ut dhe jo shuarja e tij

Në KS të OKB-së pritet vetëm modifikimi i UNMIK-ut dhe jo shuarja e tij
Foto: Koha / ilustrim

Në muajin nëntor Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka planifikuar të mbajë një konferencë për situatën në Kosovë.

Në konferencën e Këshillit të Sigurimit për situatën në Kosovë, i dërguari special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të raportojë për zhvillimet aktuale dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm. Serbia do të marrë pjesë në takim me përfaqësues të nivelit të lartë, ndërkohë që Kosova do të prezantohet nga ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan Security Council Report, transmeton DW.