Në kuadër të drejtorisë së Bujqësisë të komunës së Obiliqit, sot, kanë filluar pagesat e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, ku pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermerë përfitues dhe vlera totale e kompenzimit të dëmeve është 170.570.00 euro të ndara nga buxheti komunal, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Njëkohësisht, DBZHR-ja ka filluar edhe me subvencionimin e bujqve me farë gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermerë përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00 euro.
Kreu i komunës, Xhafer Gashi, është shprehur se përkushtimi në përkrahjen e bujqve do të vazhdojë, duke vlerësuar se sektori i bujqësisë është njëri ndër sektorët me rëndësi jetike për qytetarët e Obiliqit.
“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se në kuadër të drejtorisë komunale të Bujqësisë, sot kemi filluar me pagesat e dëmeve në kulturat bujqësore të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermerë përfitues dhe vlerë totale e kompensimit të dëmeve është 170.570.00€ të ndara nga buxheti komunal. Njëkohësisht, kemi filluar edhe me subvencionimin e bujqve me farë gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermër përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00€”, ka thënë Gashi.
-
Mbi 300 kërkesa për kompensim të të mbjellave në Istog
-
Fermerët e dëmtuar në Gjakovë ende pa kompensim, kaq është vlera e dëmeve
-
Kuvendi i Obiliqit vendos t’i kompensojë këshillat e fshatrave
-
Ndahen mbi 2.8 milionë euro për kompensimin e dëmeve bujqësore nga vërshimet
-
Kompensohen fermerët e Rahovecit, 302 fermerë marrin 225 mijë euro