MPJ i përgjigjet Vuçiqit: Shpifës i kriminalizuar, flamuri i Kosovës nuk u hoq në Stamboll

MPJ i përgjigjet Vuçiqit: Shpifës i kriminalizuar, flamuri i Kosovës nuk u hoq në Stamboll

30 October 2018 15:51

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit për Punë të Jashtme Behgjet Pacolli, ka thënë se flamuri i Kosovës nuk është hequr gjatë takimeve në Stamboll, siç ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një përgjigje për Koha.net, Zyberaj e ka quajtur shpifës të kriminalizuar presidentin serb teksa ka thënë se delegacioni i Kosovës është nderuar në nivelin më të lartë protokollar.

Vuçiq: I pash Thaçin e Pacollin, me kërkesën time në Stamboll hoqën flamurin e Kosovës

“Vuçiqi është një shpifës i kriminalizuar. Flamuri i Kosovës ka qenë aty ndërsa delegacioni i Kosovës është nderuar me nivelin më të lartë protokollar”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Besit30/10/2018 16:23

Shpresoj te jete genjeshter duke u bazuar ne aftesine e tyre per genjeshtra, por kishte qene mire me argumentu qe me te vertete nuk ka ndodhje kjo gje, perndryshe nuk na duhet me ai shtet qe bie ne ndikim te kundershtareve tane aktual.

Shto koment

Të ngjashme