Arbëri

Vuçiq: I pash Thaçin e Pacollin, me kërkesën time në Stamboll hoqën flamurin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar kundër sintagmës se dialogu midis Beogradit e Prishtinës “klinikisht ka vdekur”, raporton B92, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se është e nevojshme të bisedohet, por se duhet të dihet për çka, ndërsa ka pohuar se në Stamboll ka kërkuar që në solemnitet të mos jetë flamuri i Kosovës, që është marrë parasysh nga organizatori.

Ai, duke iu drejtuar gazetarëve pas takimit me serbët e Kosovës, tregoi se dje ka parë përfaqësuesit e, siç e quan ai shtetin e Kosovës, të pushtetit të përkohshëm të Prishtinës, Hashim Thaçin e Behgjet Pacollin.

Kam qenë larg tyre diku rreth shtatë metra. Ka kërkuar heqjen e flamurit të Kosovës dhe kjo ka ndodhur”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka folur me ta.

Ai ka shfaqur shpresën se do të ketë biseda me Prishtinën, meqë duhet të ketë.

“Çfarëdo bisedimi është më i mirë se konflikti. Por për bisedime janë të nevojshëm së paku dy. Nuk jam kundër as të jenë tre. Por për të bisduar, duhet të dimë për çka”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka thënë se Serbia nuk e ka ndryshuar pozicionin as për një presje.

“Ai ka qenë dhe ka mbetur me kompromis, racional e real. Edhe sot po e them se nuk mund t’i fitojmë të gjitha, meqë kjo do të thoshte se të gjithë kemi humbur të gjitha. Më së miri është që të gjithë të humbin nga diçka, meqë kjo do të mund të ishte e vetmja formulë ngadhënjyese, ndërsa çdo gjë tjetër do të ishte katastrofale për ne”, ka tërhequr vërejtjen ai.

E shoh se disa po e përshpejtojnë procesin rreth Ushtrisë së Kosovës.

kemi ndjekur çfarë bëjnë në stërvitje, kush është armiku i tyre i imagjinuar. Në cilat stërvitje insistojnë posaësrisht. Kemi ndjekur edhe çfarë ka bërë Kroacia. Së shpejti edhe BeH do të ketë manovra, një ditë a dy para nesh. Duket se kështu është rregulluar...” është shprehur Vuçiq, duke rikujtuar fitoren e shtetit serb në Luftën e Parë Botërore, në të cilën, sipas tij, shumica kanë qenë në anën tjetër, sikundër edhe në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.