Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj, i bindur se qeveria Haradinaj do ta kryejë mandatin e saj 4 vjeçar

Foto: Koha

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të qeverisë me vendin deri në përfundim të mandatit katër vjeçar. Edhe pse, partia që udhëheq Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKK) është e gatshme të futet në zgjedhje të parakohshme këtë vit.

Pal Lekaj, nënkryetar i kësaj partie, ka thënë për EO se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar këtë Qeveri, mirëpo se janë të gatshëm çdo herë për të hyrë në zgjedhje të reja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithëse është shprehur mosbesues ndaj mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, teksa ka dhënë një mesazh për opozitën, që të fle e qetë ngase Qeveria do ta kryejë mandatin katër vjeçar.

“Ne si AAK jemi të gatshëm çdo herë që t’iu përgjigjemi qytetarëve dhe ajo që mund të them nëse opozita i ka numrat, ne si Aleancë jemi të gatshëm. Por një mesazh e kam për opozitën që të flejë e qetë, kjo Qeveri do të kryejë mandatin kushtetues katër vjet dhe mendoj që është mirë që aktivizohen. Opozita këtë rol e ka dhe opozita në demokraci është fryma pozitive e mbikëqyrjes së Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, më besoni që kot e kanë sepse kjo qeveri do të kryejë mandatin e vet katër vjeçar”, tha Lekaj.