Moti sot në Kosovë kryesisht me diell

Moti sot në Kosovë kryesisht me diell

28 October 2018 08:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot kryesisht me diell.

Sipas parashikimit të tyre, pasdite do të ketë vranësira të pjesshme, të cilat nuk do të ndikojnë në prishjen e këtij ekuilibri termik.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Masat e ajrit të ardhura nga pjesa jugperëndimore e vendit gjatë pasditeve do të jenë më aktive duke bërë që shpejtësia e erës të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa nëpër disa lokalitete të kufizuar këto masa të ajrit do të jenë më aktive”, thuhet në njoftimin e institutit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme