3 vjet që kur Kosova nënshkroi MSA-në me BE-në Foto: Arkiv

3 vjet që kur Kosova nënshkroi MSA-në me BE-në

27 October 2018 08:08

Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg.

Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes së Kosovës drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme