Forumi Frankofon mundësi e re për investimet në Kosovë

Forumi Frankofon mundësi e re për investimet në Kosovë

26 tetor 2018 11:03

Është organizuar Forumi Frankofon të investimeve nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë. Julien Roche, president i Odës Ekonomike Franceze në Shqipëri ka theksuar se kontakti i tij i parë në Kosovë ka qenë shumë i vështirë në vitin 1999, raporton Koha Ditore.

“Disa ditë pas luftës më pritën ushtarët rusë që më arrestuan. 18 vite më vonë unë jam ende këtu sa shumë kemi bërë miq të mirë shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria. Shumë fusha janë të hapura për tregje mes kompanive franceze dhe shqiptare”, ka thënë Roche.

Sipas ekspertëve shqiptarë, shpenzimet doganore janë të larta ku kapin vlerën mbi 250 euro. Ndërsa, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është shtet i mundësive.

“Kosova është shtet i legjislacionit të standardeve më të larta evropiane. Ky takim sot është një mundësi e re e pashfrytëzuar deri më tani. Sot të gjithë bartësit e Republikës s ë Kosovës janë këtu për të ju përkrahur. Besoj që kjo mundësi do të shfrytëzohet maksimalisht. Ky organizim është modeli më i mirë se si mund të shkëmbehen përvojat”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme