Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kalon në parim projektligji për gjykimin në mungesë për krime lufte

Foto: Koha

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje paraqiti sot në Kuvendin e Kosovës ndryshimin e Kodit e Procedurës Penale me qëllim sanksionimin e gjykimit në mungesë të rasteve për krime lufte.

Sot kjo iniciativë në seancën plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kaloi në parim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Institucionet e drejtësisë për këto 20 vite të pas luftës posedojnë me qindra e mijëra faqe dëshmi e dosje hetimi për kriminelët e luftës. Arsyetimi i deritashëm për mosprocedim të tyre ka qenë çdo herë refuzimi total nga Serbia për t’i dorëzuar kriminelët e luftës”, thuhet në komunikatën e LV-së.

Projektligji i propozuar nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që mori mbështetjen e deputetëve i hap rrugë Prokurorisë së Republikës së Kosovës dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi që të vijojë me gjykimin e dënimin të kriminelëve të luftës bazuar në dëshmitë të cilat pa vonesë duhet të riaktualizohen e përgatiten nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Grupi parlamentar i LV-së, njofton se është duke përgatitur bazën ligjore e nisma mbështetëse për hartimin e projektligjit për dokumentimin e krimeve të luftës.