Arbëri

Thaçi i thotë Palmerit se është radha e Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje historike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka thënë zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer, se është momenti i duhur që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje historike.

Në një takim të sotëm, Thaçi dhe Palmer kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, për procesin e integrimeve euroatlantike, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, FSK-në dhe dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është radha e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është momentum i mirë për të arritur një marrëveshje historike, që siguron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Në njoftim thuhet se “Nga ana tjetër, zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka siguruar presidentin Thaçi se SHBA-ja e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.