Arbëri

Janari gjen Kosovën me polici mjedisore

Janari gjen Kosovën me polici mjedisore
Foto: Ilustrim

Janari i vitit të ardhshëm Kosovën do ta gjejë me njësitin e Policisë së Gjelbër, e cila do të përkujdeset për ruajtjen e ambientit të pastër.

Kështu ka deklaruar për Radio Kosovën ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi. Sipas Matoshit, roli i këtij njësiti të gjelbër policor do të jetë në shqiptimin e gjobave ndaj gjithë atyre që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme.