Arbëri

Aneksim para demarkimit

Foto: Koha
 

Serbia është duke aneksuar pjesë strategjike të territorit të Kosovës, rrëzë kufirit. Po e bën këtë, në kohën kur presidenti Hashim Thaçi po e proklamon dhe po e mbron me ngulm në Prishtinë idenë e “korrigjimit” të kufirit me fqinjin verior.

Autoritetet shtetërore kurrë nuk janë marrë me shqetësimin e banorëve që jetojnë në disa fshatra të Kamenicës afër kufirit, sikur ata të Karaçevës, Breznicës, Muhovës, Çarrit e të tjera, që nuk u lejohet qasje në pronat për të cilat kanë fletët poseduese të lëshuara nga autoritetet komunale në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.