Përveç pagesës së shpenzimeve të rrymës për komunat veriore, përmes taksave të qytetarëve, këta të fundit po paguajnë edhe humbjet e KEDS-it në rrjet.
Rreth 35 milionë euro do të paguajnë qytetarët në faturat e energjisë, për humbjet që i shkaktohen KEDS-it si pasojë e rrjetit të vjetruar dhe vjedhjeve nga qytetarët, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAni se shteti e kishte privatizuar distribucionin e energjisë, me qëllim të eliminimit e këtyre problemeve, humbjet vazhdojnë të jenë në përqindje të lartë.
Por, sipas avokatit të popullit, Hilmi Jashari, qytetarët nuk duhet ta bartin barrën e humbjeve të sektorit privat. Jashari thotë se humbjet duhet t’i mbulojë vetë KEDS-i, pasi rrjeti është nën menaxhimin e tyre.
Në KEDS arsyetohen se kanë investuar mbi 100 milionë euro në përmirësimin e rrjetit, nga i cili vijnë 11 përqind e humbjeve.
Derisa për 13 për qind të humbjeve që ndodhin si pasojë e vjedhjeve, thonë se qytetarët po favorizohen nga gjykatat, të cilat nuk po i zgjidhin lëndët.