Arbëri

Në Serbi kërkohet që Kosova të detyrohet: Ose negociatat, ose ushtrinë

 

Beograd, 20 tetor – Serbia duhet të kërkojë nga sponsorët perëndimorë të Kosovës që të mbrojturit e tyre t’i detyrojnë të shfuqizojnë vendimet me të cilat kanë nisur procesin e formimit të ushtrisë, e nëse nuk e bëjnë këtë gjë duhet të ndërpresim të gjitha negociatat e mëtejshme me separatistët kosovarë. Kështu deklaroi ministri pa portofol, i ngarkuar për invocione e zhvillim teknologjik, Nenad Popoviq, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Siç është shprehur ai, vendimi i Kuvendit të Kosovës është gozhda e fundit në sëndukun e marrëveshjeve të Brukselit, nën patronin e Bashkimit Europian.