Arbëri

Ramadani thotë se Ushtria e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë edhe me atë të Serbisë

 

Zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani ka folur për mandatin e ri të FSK-së, (Ushtrisë së Kosovës), reagimet e serbëve dhe Beogradit zyrtar, si dhe bashkëveprimin e FSK-së me KFOR-in.

DW: Z.Ramadani, Kuvendi i Kosovës miratoi tre projektligje që i japin mandat të ri Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK por pa iu ndryshuar emri. A do të thotë kjo që FSK, tash e tutje është ushtri e rregullt e Kosovës, apo çfarë forme do të ketë?