Arbëri

“SHBA-ja partneri kryesor në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”

“SHBA-ja partneri kryesor në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të kryesuar nga Ambasadori dhe Koordinatori i Zyrës Kundër-terrorizëm, Nathan A. Sales.

Tahiri, siç thuhet në komunikatë, tha se forcimi i sundimit të ligjit është një ndër mjetet kryesore në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, andaj mbështetja e SHBA-së në këtë drejtim është jetike.