FSK në vitin 2019 mund të ketë status ushtarak, por jo edhe rritje buxheti

17 October 2018 19:17

Forca e Sigurisë së Kosovës më 2019 mund të ketë të qartë statusin e saj ushtarak, por jo edhe rritjen buxhetore, raporton KTV.

Bazuar në deklaratat financiare të lëshuar nga Ministria e Financave, që mbajnë datën 13 shtator, asnjë nga këto projektligje nuk do t’i paraprijë rritjeve të shpenzimeve për FSK-në gjatë zbatimit të tri ligjeve të reja.

Madje, krahasuar me vitin e kaluar kur Forca mori rritje të buxhetit për afër 3 milionë euro, më 2019 buxheti i saj do të mbetet i njëjtë si në vitin paraprak.

Buxheti i FSK-së është 53 milionë euro, por Qeveria ende nuk ka hartuar projektbuxhetin për 2019. Pas kësaj, buxheti i Forcës do të rritet çdo vit për 5 milionë euro, ku më 2021 në total buxheti do të arrijë në 62 milionë e 739 mijë euro.

Gjeneral Kastrati ka qenë njëri ndër ata që ka punuar në hartimin e strategjisë për shndërrimin e FSK-së në ushtri më 2014-n, e cila parasheh që Forca t’i arrijë kapacitetet e saj të plota operacionale në vitin e 10-të të marrjes së mandatit ushtarak.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme