Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja e VV-ja bojkotojnë seancën e sotme, marrin pjesë të enjten kur diskutohet për FSK-në

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës me shefat e grupeve parlamentare, e aty u vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten, më 18 tetor.

Ndërkaq, në orën 10:00, pritet të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit, me pikat e mbetura.

Në rend dite janë gjithsej 25 pika.

Armend Zemaj nga LDK-ja, tha se nuk marrin pjesë në seancën e sotme që është vazhdim i asaj të mbetur në gjysmë, raporton KTV.

“Arsyet tashmë janë të ditura. Seanca e thirrjes për të enjten ka ligje më me rëndësi që kanë të bëjnë me shndërrimin e FSK-së në Ushtri. LDK-ja do të marr pjesë në seancën e së enjtes”, tha ai.

Edhe Kuvendi nesër seancë, në rend dite 17 pika Arbëri Kuvendi nesër seancë, në rend dite 17 pika

Ndërkaq, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja, tha se në këtë mbledhje të kryesisë është vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten.

“Konfirmojmë qëndrimin e VV-së, do të jemi në seancën e së enjtes që ka të bëjë me FSK-në. Por ne shprehim shqetësimet ku pati kërkesa që kjo pako të shtyhet sepse nuk ka buxhet. Tek tash e kanë kuptuar se nuk kanë buxhet për avancimin e FSK- së, por ne insistuam që të jetë në seancë”, tha Haxhiu.