Ministria e Zhvillimit Ekonomik është e bindur në jetësimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Këtë do ta realizojë edhe në mungesë të përkrahjes së Bankës Botërore, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë MZHE thonë se gjatë kësaj periudhe kanë biseduar me disa banka nga Japonia, Amerika e Kina për të garantuar investimin e njërës nga katër kompanitë që janë në garë për ndërtimin e “Kosovës së Re”.
Valdrin Lluka, ministër në MZHE, shton se e kanë bërë nënshkrimin e kontratës pa përgjigje të Bankës Botërore sepse ata i kanë pritur tash e dhjetë vjet.
KOSID-i, organizatë e shoqërisë civile, e cila mori përgjigjen e Bankës Botërore në Bali të Indonezisë se nuk e përkrahë Termocentralin “Kosova e Re”, thotë se qeveria e ka pasur këtë përgjigje prej vitesh.
Qeveria kishte parë edhe mundësinë e garantimit të kredisë nga Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim.
Por, në një përgjigje të shkurtë për KTV-në, BERZH-i e ka hedhur poshtë këtë mundësi.
Megjithëkëtë, sipas Rinora Gojanit nga KOSID, qeverisë më lirë i bie të paguajë penalltinë dhe të tërhiqet.
Termocentrali i ri do të prodhojë 450 MGW energji në orë, të cilën Qeverisë së Kosovës mund t’ia shesë deri në 80 euro për 20 vjetët e parë të punës.