Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

12 të vdekur e 410 raste pozitive me COVID-19 të mërkurën në Kosovë

12 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Në raportin ditor është bërë e ditur edhe për 410 raste të reja pozitive nga testimi i 8789 mostrave.

Janë shëruar 1732 persona, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 14 mijë e 501.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rastet e vdekjes janë nga tre të grupmoshave mbi 80-vjeç dhe të grupmoshës 70-79 vjeç. Pesë të vdekur janë të grupmoshës 60-69-vjeçare dhe një i grupmoshës 50-59 vjeç.

Nga fillimi i pandemisë, betejën me virusin e kanë humbur 2845 persona. Janë regjistruar 158 mijë e 28 raste, nga të cilët 140 mijë e 682 janë shëruar.