Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

12 të vdekur e 188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Edhe 12 viktima nga COVID-19 janë shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

IKSHPK-ja ka konfirmuar gjithashtu se 188 raste të reja kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, derisa janë shëruar edhe 142 persona, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive”, thotë IKSHPK.

Tutje bëhet e ditur se numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.